Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit, është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit sotëm në Vlorë.
Sipas Top Channel, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth. Operacioni, sipas raportimeve, ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri, transmeton Klankosova.tv.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që ekspertët të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.