Një grua në Lipjan ka raportuar në polici se në rrethana të panjohura, një grua tjetër ka rënë papritmas në tokë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se ekipi emergjent ka dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e gruas.
“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare në rrethana të pa njohura pa pritur është shtrirë në tokë. Ekipi emergjent kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.