Në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, të datuar më 25 prill, konfirmohet se nga data 19 deri më 25 prill janë regjistruar 27 raste të reja me kollë së keqe në vend.
Kjo paraqet një rënie prej 41.3 për qind krahasuar me periudhën e njëzet e katër orëve të kaluara. Katër prej personave të infektuar janë shtruar në spital për trajtim, bëhet e ditur në raport, raporton Alsat-M, transmeton Klankosova.tv.
Nga rastet e raportuara, shumica prej tyre janë koncentruar në Shkup, me 20 raste, ndjekur nga Manastiri me tre raste, Kumanova me dy persona dhe një rast në Tetovë dhe Demir Hisar, për të bërë një total prej 27 rastesh të regjistruara.
Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 54 vjeç, me numrin më të madh të rasteve që i përkasin grupmoshës 10 deri në 14 vjeç.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.