Premiera e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, jepet sonte nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, pikërisht më 27 mars në Ditë Botërore të Teatrit.
Kjo shfaqje vjen në regji të Agon Myftari, me autor Max Frisch, dhe trajton tema aktuale përmes një qasjeje bashkëkohore skenike.
Aktorët që luajnë në këtë shfaqje janë: Kushtrim Qerimi, Arta Selimi, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Albina Krasniqi, Edlir Gashi, Ylber Bardhi, Lum Veseli, Donika Rushiti, Lis Maliqi dhe Erdonis Gashi.
Reprizat e “Bidermani dhe Zjarrvënësit” jepen më 28, 29 dhe 30 mars 2026./Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.