08.09.2016 · përditësuar para 3597 dite1 min lexim
Në një periferi të Damaskut, librat që mbajnë raftet janë të shpëtuar nga ndërtesat e bombarduara.
Në katër viteve të fundit, gjatë rrethimit të Darayya, vullnetarët kanë mbledhur mbi 14 mijë libra nga shtëpitë e dëmtuara.
Librat janë mbajtur në një vend sekret mes frikës se kjo “bibliotekë” do të jetë në shënjestër nga forcat qeveritare por-Asad, ndërsa vizitorët duhet të shmangin predhat dhe plumbat për të arritur në hapësirën e leximit nëntokësor.
Ajo quhet Biblioteka sekrete e Sirisë, dhe shumë atë e shohin si burim të jetës, transmeton Klan Kosova.
"Në një kuptim biblioteka ma dha përsëri jetën time", i tha BBC, Abdulbaset Alahmar, një përdorues i rregullt.
"Unë do të thosha sikurse trupi që ka nevojë për ushqim, shpirti ka nevojë për libra".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.