Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Conference League në mes Betisit dhe Chelseat.
Spanjollët po e shkruajnë historinë, pasi është hera e parë pas 118 vjetësh që klubi mbërrin në finale evropiane dhe të cilën po e fiton me rezultat 1-0.
Ishte Ezzalzouli ai i cili ia dha epërsinë Betisit në minutën e 9-të të takimit, pas një asistimi maestral nga Isco, njofton Klankosova.tv.
Chelsea u mundua që përmes kundërsulmeve ta dënonte Betisin, por që mbrojtja e Betisit ishte e pozicionuar mirë gjatë gjithë kohës.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.