Xhiro 19 e Bundesligës gjermane në futboll do të përmbyllet me dy ndeshje shumë interesante.
Përballja e parë sjell luftën direkte për mbijetese të Kolnit dhe Bielefieldit kurse Wolfsburg kundër Frieburgut do të kërkojë përforcim në pozitën e katërt që siguron daljen në Evropë.
15:30, KOLN – BIELEFIELD - ART SPORT 1
Ndeshja e parafundit e këtij raundi, Koln - Arminia Bielefeld, është betejë direkt e dy ekipeve që luftojnë për mbijetesë dhe kërkojnë pikë maksimale për t’u shkëputur nga njëra tjetra pasi dallimi mes tyre është shumë i ngushtë.
Bielefeld në pozitën 15 ka tubuar 17 pikë ndërsa Kolni e përcjell në vendin 16 me vetëm dy pikë më pak. Duelin e parë në vjeshtë e kishte fituar Bielefeld me rezultat minimal 1-0.
Koln, 11-shja e mundshme startuese: T. Horn, Mere, Bornauë, Czichos, Ehizibue, Skhiri, Meyer, Hector (c), J. Horn, Wolf, Duda, Dennis
Arminia Bielefeld, 11-shja e mundshme startuese: Ortega, Brunner, Pieper, Nilsson, Laursen , Kunze, Doan, Hartel, Yabo, Klos (c), Cordova.
18:00, WOLFSBURG – FREIBURG - ART SPORT 1
Perden e xhiros 19 në Bundesligë do ta mbyll takimin Wolfsburg-Freiburg i cili transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1 nga ora 18:00.
Është ky ballafaqim ndërmjet dy skuadrave me objektiva diametralisht të kundërta.
Wolfsburg i cili pozicionohet i katërti, synon ta ruaj këtë pozitë ose të ngjitet më lartë në tabelë për të siguruar daljen në garat evropiane. Ujqit janë duke kaluar formë të mirë së fundmi dhe kundër Freiburgu kërkojnë fitoren e tretë rresht ndërsa mysafirët që gjenden në vendin 9 me 27 pikë, synim kanë të ruajnë në mesin e tabelës dhe të garantojnë sigurinë para se të hyjnë në fazën finale të kampionatit. Ndeshja e parë e zhvilluar më 27 shtator përfundoj baras (1:1).
Wolfsburg, 11-shja e mundshme startuese: Casteels (c) - Mbabu, Lacroix, Brooks, Otavio - Schlager, Arnold - Baku, Gerhardt, Steffen – Weghorst
Freiburg, 11-shja e mundshme startuese: Müller - Lienhart, Schlotterbeck, Gulde - Schmid, Santamaria, Höfler, Günter (c) - Jeong, Demirovic, Grifo.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.