Pas rivalitetit të jashtëzakonshëm në duelet e grupit të parë, Counter-Strike: Global Offensive – Blast Premier 2021 apo ajka e garave botërore të video-lojërave, nga sot deri të mërkuren do t’i vazhdojë garat në grupin të dytë.
Të hënën, të martën dhe të mërkurën “gejmerat” kosovar, Artmotion do ta kenë adresën ekskluzive televizive për të përcjell betejat titanike të mjeshtërve më të mëdhenj botëror të Counter-Strike, njofton KlanKosova.tv.
Përndryshe, Artmotion do të sjell emocionet dhe adrenalinën maksimale të betejave të magjistarëve botëror të video-lojërave dhe në fund, top 8 skuadrat do të kualifikohen në Finalen Botërore ku do të luftojnë për shpërblimin prej hiç më pak se 1 milion dollar.
Kujtojmë që Blast Premier 2021 përbëhet nga dy gjysmë stinor. Edicioni pranveror filloi të enjten e kaluar për të vazhduar sot me betejat tjera.
Garat në grupin e dytë do të fillojnë nga ora 16:30 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në kanalet Art Sport të platformës Artmotion.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.