Kampioni aktual në Serie A Inter, dhe Napoli skuadra ku luan kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, do ta kenë një çështje goxha të rëndësishme për ta diskutuar në fushën e blertë.
"Giuseppe Meazza” do të jetë arena ku skuadrat do të ballafaqohen për vendin e parë të renditjes tabelare në Serie A.
Loja nis me fillim nga ora 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion.
Të dyjat ekipet synimet i kanë për fitore, për ta kapur kreun.
Aktualisht, skuadra e Antonio Contes (Napoli) është në vendin e parë me 25 pikë, derisa ajo e Simone Inzaghit, (Inter) në të dytin me 24 pikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.