Të dyja skuadrat i kanë nga 35 pikë!
Gjilani dhe Ferizaj që ballafaqohen të shtunën mes vete, gjenden nëntë pikë prapa Malishevës së vendit të tretë, pozitë tabelare kjo që e siguron plasmanin në eliminatoret për 'Conference League', edicionin e ardhshëm.
Megjithatë, nëse liderja e Superligës, Drita, e fiton Kupën e Kosovës, atëherë edhe vendi i katërt e merr një biletë për Evropë, njofton Klankosova.tv.
Ndeshja e nesërme e cila zhvillohet në stadiumin ndihmës të qytetit të Gjilanit, aq sa ka peshë për tentimin e renditjes në zonën evropiane, ka vlerën edhe të mbijetesës në elitën futbollistike të Kosovës.
"Skifterat" dhe "Ujqit" kanë vetëm pesë pikë më shumë se Llapi që aktualisht renditet i nënti, pozitë kjo që të dërgon edicionin e ardhshëm në "Ligën e Parë".
Edhe Prishtina e cila humbi sot nga Malisheva, ka po 35 pikë, kurse në këtë garë të ashpër "ekzistence", gjenden edhe Suhareka e Dukagjini, me nga 32 sosh, raporton Klankosova.tv.
Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt, fillon në orën 15:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare,
Artmotion!
[caption id="attachment_2543207" align="alignnone" width="2000"]

Elita futbollistike e Kosovës, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe KlanKosova[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.