60 vjeçarja që dëshiron t’i përdorë vezët e ngrira të vajzës së saj të ndjerë për ta lindur mbesën e saj është duke e vazhduar betejën me ligjin.
Gruaja po apelon kundër rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar për të lejuar atë që t’i merrë vezët e fëmijës së saj të vetëm për në një klinikë amerikane dhe të përdoren si spermë e donatorëve.
Sipas gruas vajza e saj që ka vdekur pesë vite më herët e kishte aprovuar këtë plan, transmeton Klan Kosova.
Kjo grua e kishte humbur një rast në Gjykatën e Lartë vitin e kaluar, për ta kundërshtuar më vonë.
Një panel prej tre gjyqtarëve do të dëgjojë raundin e fundit të kësaj çështje në Gjykatën e Apelit në Londër.
Autoriteti i Fertilitetit dhe Embriologjisë kishte thënë në vitin 2014 se vezët e së bijës nuk mund të përdoren për shkak se ajo nuk e kishte thënë pëlqimin e saj me shkrim para se të vdiste nga kanceri kur ishte 28 vjeçare.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.