“Besa” seriali me regji të Dusan Lazarevic, vjen në Klan Kosova.
Ky serial është i zhanreve krim dhe dramë, i cili e trajton temën e një biznesmeni të vogël nga Beogradi i Serbisë.
Uros Peric vret një vajzë të një bosi mafioz shqiptar në një aksident automobilistik. Për të shpëtuar familjen e tij, ai detyrohet të kryejë krime për mafian.
Në rolet kryesore luajnë Radivoje Bukvic, Arben Bajraktaraj, Milos Timotijevic dhe Lana Baric.
Pos këtyre roleve luajnë edhe aktorët e njohur kosovarë si Gresa Pallaska dhe Mensur Safqiu.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.