Skuadra pejane mposhti në finale Prishtinën me rezultat 38:29
Besa ka fituar më herët edhe titullin e kampionit dhe përmbyll edhe një edicion tjetër me dy trofe të fituar, njofton Klan Kosova
Te Besa Famgas lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall spanjolli Victor Alonso me 8 gola.
Po aq shënoi edhe Egzon Gjuka, ndërsa kapiteni Nikolla Prce e mbylli ndeshjen me 7 gola.
Te Prishtina lojtari i ndeshjes ishte portieri Armir Agushi ndërsa lojtari më i mirë i Final4 ishte Deniz Terziqi.
Ai finalen e mbylli me 13 gola.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.