Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, do të garojnë në Kupën Evropiane për hendbollistë në edicionin e ardhshëm garues, 2023/2024.
Në EHF European Cup gjithsej do të paraqiten 76 skuadra evropiane përcjell klankosova.tv.
Teksa Besa Famgas e Trepça garimin e fillojnë prej raundit të dytë,teksa takimet e kësaj faze zhvillohen me 14 dhe15 tetor si dhe 21 e 22 tetor.
Ndryshe shorti do të tërhiqet më 18 korrik në Vjenë.
Në short, Besa Famgas është bartëse, ndërsa Trepça nuk është bartëse.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.