Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi sot se nuk ka pasur asnjë komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Me Scholz-in kam biseduar për tema të ndryshme, por jo për propozimin franko-gjerman. Nuk besoj se ka dashur të merret me propozimin në atë nivel sot, por do të mbarojmë me përgjigjen tonë, do të dërgojmë një non-paper”, tha ajo nga Berlini ku ishte e pranishme në Samitin e Procesit të Berlinit, njofton Klankosova.tv .
Bërnabiq shtoi se ka biseduar edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak./Klankosova.tv/.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.