Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha, është votuar si lojtari më i mirë i ndeshjes së sotme, Metz – Reims, nga tifozët e këtyre të fundit.
Berisha fitoi sondazhin e bërë nga faqja zyrtare e Reims, me 22 për qind të votave të përgjithshme, shkruan Klan Kosova.
Në sfidën e sotme, Reims u mposht 2:1 në udhëtim te Metz, në kuadër të xhiros së katërt në elitën e futbollit francez.
Për Reims, 68-të minuta luajti edhe mesfushori ofanziv, Arbër Zeneli.
https://www.facebook.com/SDROFFICIELLE/photos/a.147985078573819/3543025179069775/?type=3&theater
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.