27.11.2022 · përditësuar para 1333 dite1 min lexim
Në Kuvendin e Shqipërisë është mbajtur mbledhja e përbashkët e deputetëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në momentin kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka marrë fjalën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka lëshuar sallën, njofton Klan Kosova.
Pas kësaj, Berisha e ka treguar arsyen e tij para gazetarëve se pse e bëri një veprim të tillë.
“Fakti që u largova nga Parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar. U largova për t’i përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë”, tha Berisha.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.