Lojtari i kombëtares së Kosovës dhe ai i klubit Ahmat Groznyt, Bernard Berisha, mes emocionesh ka folur për historinë e tij sa ishte fëmijë.
Berisha tha se kjo është hera e parë që flet pasi kur e mendon atë periudhë emocionet shumë, teksa i cilësoi si vitet më të errëta të jetës.
“Kanë qenë vitet më të errëta të jetës sime kur kam qenë fëmijë për shkak se kushtet financiare s’kanë qenë të duhura”.
“Kisha problem me udhëtim sepse nga fshati ku jetoj unë për të ardhur në qytet ishin të limituara lëvizjet. Ka pasur raste që kam shkuar edhe në këmbë vetëm për ta arritur ëndrrën që kisha”, tha Berisha në “Sports Show” në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se jeta për të në atë periudhë ka qenë shumë e vështirë, por ka pasur besim në vete.
“Ka qenë shumë e vështirë për mua, por kam pasur shumë besim në vete dhe me ndihmën e Allahut ia kam dalë. Emocionohem shumë kur e përmendi këtë pjesë”.
“Pastaj, duke u rritur, kur dola te ekipi i parë arrita që ta kem një rrogë të vogël dhe me ato kushte ta ndihmojë familjen, por falë Zotit ia kam arrit dhe sot jemi mirë”, tha ai.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.