Atletja spanjolle Laura Garcia-Caro, u gëzua para kohe duke menduar që e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Atletikës.
29-vjeçarja ishte e bindur që e kishte siguruar vendin e tretë në pesë metrat e fundit të garës 20 kilometra për femra në Stadio Olimpico në Romë.
Por gëzimi i Garcia-Caro për fitimin e një medalje u shndërrua në tmerr kur ajo shikoi në të djathtën e saj dhe pa ukrainasen Lyudmila Olyanovska duke e tejkaluar.
Ukrainasja parakaloi Garcia-Caro me vetëm dy metra të mbetura deri në vijën e finishit.
Disaster! ?
Rule number one: don't celebrate too early! ?#Roma2024 #IgniteTheFire pic.twitter.com/neqiuXoEz3
— European Athletics (@EuroAthletics) June 7, 2024
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.