Futbollisti italian Domenico Berardi vazhdon edhe më tej të jetë fytyra kryesore e skuadrës së Sassuolos.
Edhe këtë sezon ai e ka ndihmuar dukshëm ekipin sa përket shënimeve dhe asistimeve përcjell klankosova.tv.
Ai gjatë vitit 2023 ka qenë i përfshirë në 17 për ekipin italian prej tyre 10 gola e shtatë asistime.
Në këtë aspekt më mirë se Berardi në top 5 ligat evropiane qëndrojnë vetëm dy futbollist.
Erling Haaland që ka qenë 20 herë direkt i përfshirë në gola për Manchester Cityn dhe Mohamed Salah që ka kontribuar 19 herë në golat e Liverpool-it.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.