Karim Benzema e ka shpjeguar vendimin e tij për t'u transferuar në Arabinë Saudite, duke theksuar se nuk dëshironte kurrë të luante kundër Real Madridit, ekipit që e konsideron si shtëpinë e tij.
Ai shtoi se dëshironte të largohej nga klubi në kulmin e karrierës së tij, pas një periudhe të jashtëzakonshme suksesi.
Benzema tani luan për Al-Ittihad, duke vazhduar të shkëlqejë në futbollin ndërkombëtar.
“Vendimi im për të shkuar në Arabinë Saudite? Nuk doja kurrë që të luaja kundër Real Madridit në jetën time”, ka thënë Benzema.
“Doja ta lija Real Madridin në majë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.