Benzema më nuk e sheh vetem si ndër të paprekshmit e Real Madrid, megjithëse verën që shkoi renovoi kontratën deri në viti 2019.
Kështu, në të përditshmet angleze raportohet që zëvendës-presidenti i Manchester United, Ed Woodward është takuar me agjentin e francezit, Karim Djaziri në Londër.
Për më shumë, Louid van Gaal ka shprehur hapur intresimin për të sjellë në Old Trafford francezin.
Dëshira e Benzema është që të përmbushë kontratën, përderisa klubi llogaritë në të si startues, por pozita e tij si sulmues qendre është vënë në dyshim dhe në zyrat e Santiago Bernabeut ditëve të fundit nuk janë shumë kundër largimit të tij. Zyrtarët madrilèn kanë thyer sytë jah Aguero, golshënuesi më i mirë në Premier League, sezonin që lam pas.
Prandaj, takimi që ndodhi ishte për të vënë kontakt. Falcao është kthyer në Monaco pasi i ka mbaruar afati i huazimit ndërsa Van Persie po mendon të largohet. Benzema nuk ka për qëllim të largohet nga Madridi, por agjenti i tij po pranon ofertat.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.