Lajmet e fundit

Karim Benzema ka zbuluar se ka folur me Vinicius Junior, i cili është ndier i mërzitur pasi nuk fitoi Topin e Artë.
"Fola me Vinin, ai është i pikëlluar... dhe kjo është normale. E meritoi të fitonte Topin e Artë," tha Benzema, duke shprehur mbështetje për bashkëlojtarin e tij.
Duke folur për fituesin e çmimit, Rodri, Benzema tha se nuk ka asgjë kundër tij, duke e cilësuar si lojtar të mirë.
"Jam në divan duke parë TV dhe Rodri nuk bën asgjë që të të bëjë të thuash: wow!"
Benzema është vetë fitues i Topit të Artë, më 2022, pas një stinori epik me Realin ku në krah e kishte Viniciusin.