Këngëtari i ndjerë, Chester Bennington, ia ka lënë tërë pasurinë e tij, familjes së tij, sipas raporteve.
Frontmeni i Linkin Park u gjet tragjikisht i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni më 20 korrik.
Vdekja e tij më vonë u përcaktua si vetëvrasje nga një mjek ligjor, shkruan NME.
Ndërsa tani, sipas TMZ-së, dokumentet e gjykatës kanë zbuluar që e gjithë pasuria e Bennington-it do t’i takojë gruas së tij, Talinda Bennington, dhe gjashtë fëmijëve të tij.
Disa asete si llogaria e tij e pensionimit, do t’i shkojnë direkt Talindës, përderisa pjesa tjetër do t’i shkojë Trustit Chester dhe Talinga Bennington.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.