Klubi grek, Panathinaikos, ka emëruar Rafael Benitezin trajner të ri.
Në njoftimin e klubit thuhet:
“Një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit botëror dhe trajneri më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në një klub grek, Rafa Benitez, ka filluar bashkëpunimin me ne.”
Skuadra greke nuk ka dhënë detaje në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës apo pagën e trajnerit.
Benitezi, në vitin 2005, fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, në finalen që u zhvillua në Stamboll.
Ai gjithashtu i solli Valencias dy tituj të LaLigës dhe një Kupë UEFA (Liga e Evropës), ndërsa me Chelsean fitoi një tjetër trofe të Ligës së Evropës.
Benitez për herë të fundit ishte trajner i Celta Vigos në La Liga.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.