Benfika ka barazuar 3:3 me Monacon duke kaluar me rezultat të përgjithshëm 4:3 në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Ata e nisën mirë me 1:0, por francezët përmbysën rezultatin në 1:2.
Portugezët bënë përmbysjen e radhës, 3:2, por mysafirët luftuan deri në fund dhe arritën ta barazojnë rezultatin në 3:3.
Sidoqoftë, ata nuk mundën ta sigurojnë golin e vazhdimeve, dhe kësisoj gjiganti portugez kaloi në fazën tjetër.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.