Benfika është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Club Bruggen, në dy takimet me rezultat të përgjithshëm 7-1.
Në takimin e sotëm, në “Estadio da Luz”, Benfika shënoi fitore me rezultat 5-1.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Rafa Silva, në minutën e 38’. Pak para se të mbyllet pjesa e dytë, Goncalo Ramos dyfishoi epërsinë.
Në pjesën e dytë, Ramos shënoi edhe njëherë në minutën e 57’. Joao Mario nga penalltia, në minutën e 71’, katërfishoi epërsinë.
Gjashtë minuta më vonë David Neres, me një gol të bukur, pesëfishoi epërsinë.
Brugge krejt çka bëri është të shënojë golin e nderit me anë të Bjorn Meijer.
Kështu Benfika kualifikohet në çerekfinale, pasi në dy ndeshjet fitoi me rezultat 7-1. /Klankosova.tv.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.