Benfica ka shënuar fitore si mysafire e AEK Athens me rezultat 3 me 2.
Mysafirët e nisën shumë mirë pjesën e parë, duke shënuar dy gola, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, vështirësitë filluan në pjesën e dytë ku Benfica u detyrua të luajë me dhjetë lojtar në fushë. Këtë e shfrytëzuan shumë mirë Athens të cilët shënuan dy gola me anë të Viktor Klonaridis për ta barazuar rezultatin.
Mirëpo, portugezët arritën të shënonin në minutën e 74-të përmes Alfa Semedos.
Benfica tashmë gjendet në vendin e tretë me tri pikë, pas Ajax e Bayern Munchen që kanë nga katër pikë. Ndërsa Athens nuk ka arritur ende të sigurojë pikë në këtë fazë.
https://www.youtube.com/watch?v=ijHTLHft-x8
https://www.youtube.com/watch?v=28_nTYU4WJ4
https://www.youtube.com/watch?v=4bn7fp8TD-o
https://www.youtube.com/watch?v=CmdWR6NHNuE
●●●
HSHKRIMI NGA
haris
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.