Kundër Club Brugge, krahas që i dhuroi epërsinë Benficas, Rafa Silva tregoi paraqitje të mirë nga fillimi deri në fund.
Për këtë, ai mori çmimin lojtari i ndeshjes. Megjithatë, sulmuesi vendosi që atë të i'a dhurojë bashkëlojtarit të tij, Goncalo Ramos, i cili në këtë takim shënoi 2 gola dhe 1 asistim.
Dy portugezët ishin protagonistë në fitoren 5-1 ndaj belgëve, duke kaluar tutje në çerekfinale të "Champions League" me rezultatin e përgjithshëm, 7-1.
Ky numër i golave, e bëri Benfican ekipin me sulmin më të mirë në këtë garë deri më tani këtë sezon, me 23 shënime.
Vetëm një më pak në vendin e dytë është Napoli, ndërsa në vendin e tretë me 20 realizime është kampioni aktual Real Madrid.
Por italianët dhe spanjollët kanë një ndeshje më pak se portugezët, pasi ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e dytë të 1/8 së finales.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.