Lajmet e fundit

Një çifit ka shpenzuar më shumë se 200 mijë euro, për operacione plastike për të iu përngjarë kukullës Barbie si dhe burrit të Barbie, Ken.
Quentin Dehar dhe Anastasia Reskoss, kanë kaluar në dhjetra procedura që ta realizojnë ëndrrën e tyre që të përngjajnë në kukullat plastike, transmeton Klan Kosova.
Gjithë këto operacione janë paguar nga prindërit e tyre.
Por çifti nuk u mjaftuan vetëm me ndryshimin e pamjes së tyre, ata tashmë kanë vendosur që t’i ndërrojnë edhe emrat.
Dyshja që jetojnë në Francë, kanë ndërruar emrat dhe tani quhen: Ken dhe Barbie.
Anastasia dhe Quentin janë takuar në një festë dhe 20 vjeçarja shprehet që për kur e takoi e dinte “që ishte dashuria e jetës së saj”.
Ajo ka rreth 100 Barbie të cilat i ka koleksionuar që prej fëmijërisë, dhe kur ishte në shkollën e mesme i’u ngjall dëshira që t’i përngjajë kukullës plastike.
“Unë e kuptova që dëshiroja të dukem sikurse kukullat me të cilat luaj”.
“Pra, unë dëshiroja që të bëhem Barbie”.
Kurse Quentin shprehet se ai dhe e dashura e tij janë “shpirta binjakë”.
Ai tregon se është i inspiruar nga jeta e Ken dhe që ëndërron të bëjë një jetë prej miliarderi.
“Unë aspirojë që të kem shumë vetura dhe të vishem me rroba të dizajnerëve të njohur njësojë siç vishet kukulla ime”.