Lajmet e fundit

“Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi po drejtonte automjetin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar,” thuhet në njoftimin e policisë.Gjithashtu, gjatë verifikimeve ka rezultuar se ndaj shoferit ishte aktive një masë mbrojtëse për ndalim të drejtimit të automjetit në periudhën 12.03.2026 – 11.03.2027. Për shkeljen e konstatuar, ndaj tij janë shqiptuar disa masa ndëshkuese, përfshirë gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim të ndalimit të drejtimit të automjetit edhe për 6 muaj, si dhe konfiskim të veturës. Policia Rajonale e Ferizajt ka paralajmëruar se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Autoritetet gjithashtu kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, duke i ftuar të raportojnë shkeljet në trafik përmes numrit 192, linjave 0290/326-250 dhe 0290/322-406, si dhe aplikacionit “Lajmëro Policinë”.