Ndeshja kryesore e ditës në UEFA Nations League zhvillohet mes Belgjikës dhe Italisë.
Përballja do të transmetohet direkt në platformën numër një në vend, Artmotion.
Dy kombëtaret bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës A.
Italia është në vendin e parë me 6 pikë nga dy ndeshje, kurse Belgjika në vendin e tretë me 3 pikë – një fitore dhe një humbje.
Në pesë përballjet e fundit të këtyre dy skuadrave, Italia ka bilanc shumë më të mirë me 4 fitore, për dallim nga Belgjika që ka regjistruar vetëm një fitore.
Sfida Itali-Belgjikë do të transmetohet në kanalin ArtSport1 nga ora 20:45. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.