Lajmet e fundit

Kryendeshja e ditës së sotme në Ligën e Kombeve, padyshim që është ajo ndërmjet Italisë dhe Belgjikës e cila fillon në orën 20:45.
Nga stadiumi olimpik i Romës, spektakli i madh i këtij ballafaqimi 'titanësh' vjen direkt te shikuesit përmes platformës gjigante, Art Motion në kanalin Sport 1.
Në duelet historike ndërmjet këtyre dy emrave të mëdhenj të futbollit botëror të shteteve, "Azzurët" kanë dominuar thuajse plotësisht, njofton Klankosova.tv.
Vetëm një herë Belgjika ka arritur të triumfojë kundër Italisë, në një përballje zyrtare, e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian të vitit 1972. 2-1 triumfonin "Luanët e Kuq" atëbotë.
Në 52 vjetët e ardhshme nga ajo kohë, Italia ka fituar katër herë. Triumfi i fundit ishte pikërisht në UEFA Nations League, me rezultat 2-1, me golat e Barellas e Berardit, kurse shënimin e vetëm për belgët e realizonte De Ketelaere, raporton Klankosova.tv.
Për koiçidencë, kjo ndeshje ishte zhvilluar pikërisht para tri vjetëve, më 10 tetor 2021.