Së fundmi një rast tronditës ka ndodhur në një ndeshje të futbollit në Obiliq.
Më 21 prill, Belgin Jashari, u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.
Ngjarja në fjalë ngjalli reagime të ashpra nga i gjithë opinioni publik në Kosovë, përfshirë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e dënuar ashpër këtë akt.
Lidhur me rastin edhe autoritetet u aktivizuan menjëherë, duke e arrestuar të dyshuarin Januz Faniqi.
E sonte, talenti 15-vjeçar vjen ekskluzivisht në Klan Kosova, sjell rrëfimin e tij lidhur me ngjarje, por jo vetëm kaq.
Ai do të flasë edhe rreth karrierës së tij dhe synimeve dhe ëndrrave që i ka si futbollist.
Mos e humbisni, drejtpërdrejtë në Klan Kosova me fillim nga ora 22:00, në Sports Show./ Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2559989" align="alignnone" width="640"] Belgin Jashari sonte ekskluzivisht në Klan Kosova[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.