Në emisionin e Ora 7 të Klan Kosovës, për të folur rreth pranimit të federatës së basketbollit të Kosovës në FIBA, i ftuar ishte kryetari i kësaj federate, Erolld Belegu.
Belegu ka treguar hollësitë e pranimit në Fiba, organizmin që po e bën federata si dhe grupin kualifikues, ku sipas tij është shumë i vështirë.
‘’E kisha informatën që jemi pranuar në FIBA, e askush nuk kishte dëshirë të flijohej me Kosovën, është kombinimi më i keq që ka mundur të na ndodhë është Sllovenia.’’
‘’Sllovenia është kundërshtari më i papërshtatshëm e jo vetëm kjo. Në këtë vit do të marrim pjesë edhe në 5 kampionate evropiane në grupmosha të reja.’’
‘’Selektori merr detyrën zyrtarisht me 1 shkurt e deri në fund të muajit maj çdo procedurë do të përfundojë duke përfshirë këtu përcaktimin e lojtarëve e deri tek përgatitja e dokumentacioneve.’’
‘’Në muajin gusht do të zhvillohen 18 ndeshje kontrolluese, me 1 gusht do të jetë ndeshja e parë me Slloveninë, ndërsa në shtator do të jetë ndeshja e fundit,’’ ka thënë Belegu, njofton Klan Kosova.
Më tej, kryetari i federatës së basketbollit ka treguar për ndihmën që i nevojitet përfaqësueses dhe federatës për një përfaqësim sa më të denjë në arenën ndërkombëtare.
’’Do të kërkojmë që edhe lojtarë të tjerë të basketbollit të cilët ushtrojnë këtë sport në vendet e huaja, të vijnë në Kosovë dhe të luajnë për ne.’’ ‘’Jo vetëm basketi por çdo gjë që zhvillohet në vend e ka nevojën për ndihmën nga shteti dhe besojmë që ashtu edhe shteti do të na ndihmojë duke mos përjashtuar edhe shtetet fqinje që të na ndihmojnë edhe në rregullimin e dokumentacioneve.’’
‘’Tek gruposhat, 18 vjeçare mendoj që do të kurorëzojnë fitoren, ndërsa tek vajzat është një e panjohur e madhe ende, por gjithsesi besoj që vajzat nën moshën në fjalë do të kurorëzojnë edhe aty fitore.’’
‘’Na duhet patjetër ndihma e shtetit e mediave e sponsorëve.’’
‘’Nga këto kualifikime kemi për të mësuar shumë, si të organizuar që jemi ne kemi staf edhe pse nuk kemi përvojë shumë në gara ndërkombëtare,” ka përfunduar Belegu, njofton Klan Kosova.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.