Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Spanjës me rezultat 1:3 në favor të kësaj të fundit.
I ftuar në Sporti Special në Klan Kosova, trajneri Bekim Isufi ka thënë se gjatë pjesës së parë djelmoshat kosovarë kanë qenë inferiorë ndaj atyre spanjollë.
"Duke parë ndeshjet e kaluara, kemi pritur se mos po nxjerrim një rezultat më pozitiv, por u pa qartë se sa ka forcë një Spanjë e cila pas rezultatit 2:0 nuk harxhoi shumë energji".
"Në tërësi një pjesë e parë jo aq e mirë, shumë inferiorë dhe shumë respekt ndaj kundërshtarit dhe është e arsyeshme sepse është një ish-kampion bote".
Për t'u informuar më shumë rreth ndeshjes Kosovë-Spanjë, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/kosova-fiton-me-simbole-ndaj-spanjes-por-jo-me-gola/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.