Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Spanjës me rezultat 1:3 në favor të kësaj të fundit.
Golin e vetëm për Dardanët e ka realizuar Besar Halimi në minutën e 70-të.
I ftuar në Sporti Special në Klan Kosova, trajneri Bekim Isufi ka thënë se Besar Halimi është një ndër lojtarët më teknikë të Kombëtares së Kosovës.
"Halimi është ndoshta ndër lojtarët më teknikë të kombëtares. Mendoj se kjo është edhe e pritshme. Ndoshta ka mundur të japë edhe më shumë gjatë lojës sepse bëhet fjalë për një lojtar që ka vizion".
"Goli i Halimit ka qenë një shkëndijë e vogël që neve na dha shpresë, pastaj vjen goli i tretë i Spanjës që e mbyti krejt këtë shpresë".
https://www.youtube.com/watch?v=JCLLWE7KDd4
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.