Me rastin e 15-vjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit të madh Bekim Fehmiu, të dielën, më 15 qershor 2025, do të organizohet ceremonia tradicionale përkujtimore në nderim të figurës së tij të paharruar.
Si çdo vit, do të hidhen lule në ujërat e Lumbardhit, pranë urës së Marashit, në vendin ku është shpërndarë hiri i tij, duke përkujtuar me respekt e dashuri jetën dhe veprën e këtij artisti të jashtëzakonshëm.
Tubimi do të bëhet në ora 11:00, pranë Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.