Lajmet e fundit

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 08.07.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë dhe anasjelltas, gjatë kthimit po ashtu me të njëjtën datë, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative". Policia e Kosovës falënderon paraprakisht të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut rrugor për mirëkuptim të plotë", njofton policia, transmeton Klankosova.tv.