Skuadra e madhe portugeze, FC Porto, ka bërë një veprim të pa parë më herët duke i lënë të habitur si tifozët në stadium.
Në eventin që u mbajt në stadiumin “Dragao”, e ku u bë edhe prezantimi i ekipit për vitin 2025/2026, ndodhi një veprim i befasishëm.
Klubi e zyrtarizoi futbollistin më të ri vetëm pasi ky hyri në stadium.
Bëhet fjalë për sulmuesin holandez Luuk de Jong.
Ai hyri në fushë i veshur me fanellën e Portos, teksa tifozët shpërthyen në entuziazëm, duke kuptuar në atë moment se bëhej fjalë për përforcimin më të ri të klubit.
Holandezi erdhi si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me PSV Eindhoven, ku ishte pjesë për tre edicione.
Me PSV-në, sulmuesi i fitoi dy tituj kampioni të Eredivisies, dy Superkupa dhe Kupën e Holandës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.