Një histori emocionuese për këtë fundvit vjen nga NBA.
Basketbollisti i Miami Heat, Chris Silva, ka takuar familjen e tij vetëm një herë në shtatë vitet e fundit, madje kishte tre vjet pa e parë nënën e tij, njofton Klan Kosova.
Me mesazhin se festat duhet të afrojnë të afërmin, NBA së bashku me Miami Heat, kanë përgatitur një befasi të këndshme për Silvan.
https://www.youtube.com/watch?v=kJMiowMJCxM
Ata i kanë mundësuar një vizitë nënës së tij me rastin e Krishtlindjeve.
Silva pa nënën e tij për herë të parë pas tri vitesh, dhe takimi i tyre ishte vërtetë emocionues.
Lojtari nuk mundi t’i përmbante lotët, kur pa nënën e tij që kishte udhëtuar mijëra kilometra për ta takuar atë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.