Franz Beckenbauer, president nderi i Bayern Munchen ka mbrojtur Pep Guardiolën duke lavdëruar Lionel Messin.
"Vitin e kaluar kam thënë që endje e topit vazhdimisht është e mërzitshme për fansat. Por, Pep ka balansuar stilin e tij me filozofinë e Bayern-it, që është e bazuar në fuqi dhe shkuarje përpara." tha Beckenbauer.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1974 tha se dëshiron që Pep të vazhdojë me bavarezët dhe se ai do të ishte njeriu më i lumtur nëse katalani do të vazhdonte kontratën.
Sa i përket ndeshjes me Barcelonën Beckenbauer tha se pa Messin, katalanët do të ishin "një ekip i zakonshëm". Ai e quajti Messin lojtarin më të mirë të kësaj epoke, derisa ai e sheh Pelen si më të madhin e të gjitha kohërave.
'Der Kaiser' nuk kurseu kritikat për Mario Gotzen duke e quajtur performancën e ish yllit të Dortmund si "zhgënjyese".
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.