Basketbollisti i Pejës, Tervell Beck do të jetë jashtë parketit për rreth tre muaj pasi u operua me sukses.
Këtë klubi pejan e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Basketbollisti ynë, Tervell Beck - është liruar sot nga spitali në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.”
"Koha e rikuperimit të Tervell Beck do jetë rreth 3 muaj, dhe deri në shërimin e plotë ai do jetë në mbikqyrje nga Doktori i Klubit, Fizioterapeutat e Klubit - Festim Mema dhe Mazllum Jevriqi dhe Trajneri Kondicional, Shpetim Panxhaj", shkroi Peja.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.