Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha bashkë me artistin francez David Guetta kanë hapur ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Europian Music Awards duke interpretuar hitin e tyre të fundit “I’m Good (Blue)”, dhe jo vetëm.
Pos që e ndezën skenën me performancën e tyre, dyshja arritën të rrëmbenin edhe çmimin e rëndësishëm të evenimentit, “Bashkëpunimi më i mirë”.
Madje, në këtë kategori Bebe arriti të triumfojë edhe kundër këngëtareve të tjera shqiptare, përfshirë Dua Lipën dhe Ava Max.
Ky nuk ishte bashkëpunimi i parë në mes të Bebe Rexhës e David Guettas, pasi që para disa vitesh dyshja bashkë me Nicki Minaj kishin publikuar këngën "Hey Mama", e cila është mes projekteve muzikore më të klikuara në botë me plot 1.5 bilionë shikime në YouTube, transmeton Klankosova.tv.
https://twitter.com/MTVFR/status/1591906454746832897?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1591906454746832897%7Ctwgr%5Ec082bf437e45faad07c8bce991aa6bd67dcb38aa%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbebe-rexha-fiton-cmimin-per-bashkepunimin-te-mire-david-guetta-ne-mtv-ema%2F
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.