Lajmet e fundit

Help! kishte regjisor Richard Lester, dhe vjen pas suksesit të Beatles me A Hard Day’s Night. Ishte një film me buxhet të madh, teksa përfshinte xhirime si në Bahamas dhe në Austri, shkruan Top Channel.
Xhirimet në Austri zgjatën dy javë dhe edhe pse dukej se të gjithë po kalonin momente të mira në jetën e tyre, grupi dha më vonë se nuk e gëzoi rezultati përfundimtar.
“Filmi ishte jashtë kontrollit. Me A Hard Day’s Night, kishim më shumë për të dhënë, ishte gjysëm-realist. Por me Help!, Dick Lester nuk na tha se për çfarë ishte”, ka thënë John Lennon më pas.
