Lajmet e fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord të thërrasin një takim me Izraelin për të diskutuar veprimet e tij në ofensivën ushtarake në Rafah, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Ne morëm unanimitetin e nevojshëm për të bërë thirrje për një këshill asociimi me Izraelin për të diskutuar situatën në Gaza”, tha Borrell, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.
“Takimi me Izraelin do të mbahet në bazë të një marrëveshjeje asocimi me BE-në. Spanja dhe Irlanda i kanë bërë thirrje BE-së të rishikojë marrëveshjen për ofensivën e Izraelit në Gaza”.
Borrell tha më herët se ishte "i tmerruar" nga sulmi ajror izraelit në një kamp që strehonte palestinezë të zhvendosur në Rafah, për të cilin zyrtarët e Gazës thanë se vrau të paktën 45 njerëz.