Mediumi britanik, BBC, ka njoftuar se do ta transmetojë dokumentarin e vet për të ndjerin Michael Jackson te quajtur "Michael Jackson: Ngritja dhe Rënia".
Ky dokumentar do të debutojë më vonë gjatë këtij viti dhe do të e pasqyrojë tërë jetën e trazuar të pop yllit, në vend se të fokusohet në supozimet kundër tij, sipas NME.
Njëherësh, BBC do ta rivalizojë kanalin Channel 4 të cilët kanë ardhur me dokumentarin "Leaving Neverland", e që vë theksin tek akuzat për pedofili që rëndonin mbi pop yllin.
Ky dokumentar vjen nën regjinë e Jacques Peretti-t, i cili do të e realizojë filmin e tij të katërt për Jackson-in, dhe përmes së cilit do ta dokumentojë fëmijërinë e tij në Gary të Indiana-s,e deri tek ditët e tij të fundit teksa i ndjeri po përgatitej për turneun "This Is It".
https://www.youtube.com/watch?v=Zi_XLOBDo_Y
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.