Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Heidenheim me rezultat 4-2, në kuadër të xhiros së 11-të në Bundesliga.
Serinë e golave e nisi Harry Kane me dy gola në pjesën e parë. Fillimisht anglezi realizoi në minutën e 14’, dhe më pas në 44’.
Në pjesën e dytë, mysafirët u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin. Tim Kleindienst e ngushtoi epërsinë e bavarezëve me një gol në minutën e 67’. Rezultatin më pas e barazoi Jan-Niklas Beste.
Megjithatë, Bayerni kaloi sërish në epërsi me anë të Raphael Guerriros në minutën e 72’.
Golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e realizoi Choupo-Moting, në minutën 85’.
Bayerni pas fitores kalon në vendin e parë me 29 pikë, me një pikë më shumë se Bayer Leverkuseni që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.