Bayerni i Mynihut, e dëshmon edhe një herë pozicionin e njërit nga favoritët kryesorë të Ligës së Kampionëve, për këtë sezon. Ata mposhtën Chelsean me rezultat 3-1.
Kampionët gjerman startuan shumë mirë takimin duke shënuar në minutën e 20-të, me autogolin e Chalobah.
Kane realizoi nga penalltia në minutën e 27-të, për 2-0, derisa Chelsea reagoi shpejt me golin e Cole Palmer në minutën 29-të.
Pjesa e dytë nisi mirë për Bayernin, ku Kane realizoi në minutën e 63-të për ta rritur epërsinë.
Chelsea arriti të shënonte në minutat e fundit, përsëri me anë të Palmer, me golin që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Me këtë fitore Bayerni bën një hap të rëndësishëm për ecurinë pozitive më tutje në garat evropiane. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.