Situata e portierëve të Bayernit është zyrtarisht në krizë.
Me Neuer, Urbig, Ulreich dhe Klanac të gjithë jashtë, bavarezët janë gati të aktivizojnë 16-vjeçarin, Leonard Prescott për ndeshjen e kthimit kundër Atalantës. Por, ka një pengesë shumë të çuditshme: Ligji gjerman i punës.
“Ligji për Mbrojtjen e Punës së të Rinjve” ndalon këdo nën 18 vjeç të punojë pas orës 20:00. Me fillimin e ndeshjes në 21:00, Bayerni tani po përpiqet me urgjencë të sigurojë një leje speciale.
Edhe nëse bëhet një përjashtim, sportistët duhet ta përfundojnë aktivitetin deri në 23:00, pikërisht kur bie vërshëllima e fundit!
Nëse ai luan, ligji kërkon një pushim të detyrueshëm prej 14 orësh, që do të thotë se ai ka të garantuar një ditë pushimi nga shkolla të nesërmen./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.